Infermieri që u dënua për mosmbajtje të maskës: S’do ta paguaj dënimin

Infermieri në Klinikën e Gjinekologjisë, Liburn Dema, është dënuar me 35 euro, për arsye se nuk e kishte vendosur maskën brenda veturës në të cilën ishte duke vozitur.

Dema në Edicionin Special në Klan Kosova, thotë se i është bërë e padrejtë.“Jam dënuar me datën (30 gusht) në mbrëmje sa kam qenë duke vozitur.

Kam qenë me gruan dhe fëmijët, jam ndalur në hyrje të fshatit nga një polic të cilin e pyeta për arsyen e ndaljes ndërsa ai tha “që nuk kam maskë”.“I tregova që jam punëtor shëndetësor dhe që i di rregullat, që maska nuk është obligative në veturë dhe nuk është legjitime”.
Dema ka thënë që nuk do ta paguajë dënimin e shqiptuar nga policia.“Polici e ka shqiptuar gjobën në vlerë prej 35 euro, të cilën nuk do ta paguaj. Afati i ankesës është 8 ditë dhe po pres të shoh reagimin e policisë”.