Infermieri nga Suedia ndihmon kolegët në Shkup

Infermieri nga Suedia, Hans Jorgen Mihael Selberg i cili ka arrit në vendin tonë më 4 gusht përmes mekanizmit evropian për mbrojtje civile do të ndihmojë kolegët e tij në Klinikën universitare për sëmundje infektive dhe gjendje febrile gjatë kujdesit të pacientëve të sëmurë nga Kovid-19.
Nga Klinika infektive informojnë se Jorgen shkëlqyeshëm është adaptuar në procesin e punës me kolegët e tij të rinj. Ai ka bartur përvojat e tij kolegëve nga vendi jonë, ndërsa ata i kanë ndihmuar të përfshihet në proceset e punës.

“Jemi mirënjohës ndaj solidiaritetit të tij dhe dëshirës për ndihmë dhe shpresojmë se këto nisma për ndihmë reciproke do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, kanë thënë nga klinika.
Angazhimi i tij i punës do të zgjat një muaj. Për gjithë këtë periudhë ai do të punojë në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile.
Përmes Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim që është koordinator kryesor për mekanizëm evropian për mbrojtje civile nga fillimi i krizës me Kovid-19 deri tani është realizuar mbështetje për më shumë institucione shtetërore në vend mes tyre edhe për Ministrinë e Shëndetësisë.