Infermieri: Ne nuk e kemi aftësinë e ministrit Zemaj për diagnostikim përmes syve

Infermieri nga Prizreni Fitim Karimani gjatë qëndrimit në pikën kufitare në Vërmicë, ka thënë se fatkeqësisht nuk e kanë aftësinë e ministrit Zemaj për t’i identifikuar rastet me Covid përmes syve.

Karimani gjatë një intervistë në RTV Dukagjini, ka treguar procedurat të cilat iu nënshtrohen qytetarët e huaj por edhe ata kosovarë që kalojnë kufirin.

Prof. Ass. Luljeta Ahmetaj përfaqësoi Kosovën në Kinë në kongresin për imunologji
“Çdo qytetarë që hyn përmes pikës kufitare i nënshtrohet matjes së temperaturës. Fatkeqësisht ne nuk e kemi aftësinë e ministrit Zemaj për të idenfitikuar rastet përmes syve”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se me vendimin e Qeverisë stafi mjekësor është rikthyer në pikat kufitare të Kosovës për të bërë kontrollin e udhëtarëve për simptoma të Covid-19.