Infermieret hidhen në protesta: Paguhemi 16 mijë denarë për 12 orë pune në ditë

Infermierët kërkojnë t’u pranohen shkollat e larta dhe specializimet, meqë deri më tani janë paguar me paga të ulëta sikurse me shkollë të mesme. Shoqata e infermiereve, teknikëve, akusherëve dhe infermierëve të stomatologjisë shprehin revoltën e tyre se do të bojkotojnë punën nëpër institucionet shëndetësore publike nëse nuk u paguhet puna e tyre që e bëjnë në rrethana rënduese sidomos gjatë pandemisë. Beshliovska tha se çdo vit fakultetet prodhojnë nga 1,200 të diplomuar, por sipas ligjit të gjitha konkurse për infermieri kërkohen me shkolla të mesme dhe sipas saj këtu nisin gjitha problemet.

Nga këtu fillon revolti sepse infermierët me të mesme dhe shkollë të lartë e bëjnë punën e njëjtë por marrin paga të ndryshme. Kjo pakënaqësi është e madhe dhe zgjidhjen e shohim në ndryshim të ligjit që draftin e ka përgatitur Shoqata vetëm duhet të na dëgjojnë dhe të nisin procedurat parlamentare. Mjekët kur të diplomojnë apo specializojnë menjëherë u pranohen kualifikimet, për neve gjejnë telashe, nuk ka para në buxhet, duhet pëlqim financiar, duhet ministria të konfirmoj nuk na kanë në sistemim.”- deklaroi Gordana Beshliovska, Kryetare e Shoqatës së Infermierëve.

Paga mesatare e një infermieri me shkollë të mesme është 16 mijë denarë. Por, nuk ka asnjë ngritje as të pagesave të kujdestarive, sipas të cilëve qëndrojnë nëpër klinika infektive e kovid qendra nga 12 orë. Në vendet e rajonit ata thanë se ka pasur rritje pagash për infermierët, por asnjë denarë nuk pati rritje këtu.

Kërkojmë urgjentisht të ndryshohet ligji dhe u bëj thirrje të gjithëve funksionarëve si pozitës e opozitës të na përkrahin dhe në afat sa më të shpejtë të miratojnë propozim-ligjin për gjithë ne që punojmë në nivel vendi si në shtëpitë e shëndetit deri tek spitalet. Momentalisht jemi 250 infermierë që nuk na është njohur niveli arsimor për kualifikim në punën që bëjmë.”- pohoi Sasho Ilievski, Infermier në Spitalin “8 Shtatori” Shkup.

Nga Ministria e Shëndetësisë thanë se kanë marrë në shqyrtim kërkesën e tyre dhe deri javës që vjen po bëjnë një vlerësim se sa është numri i atyre infermierëve, teknikëve dhe laborantëve që kanë shkollë të lartë 180 kredi apo specializim me 240 kredi por nuk u janë pranuar kualifikimet në pagat e tyre. Ministri Filipçe tha se nuk është problemi vetëm tek sigurimi i financave por me drejtorin e Fondit Shëndetësor po përpiqen të gjejnë një zgjidhej afatgjate për të sistemuar këta infermierë nëpër vendet ku ka nevojë. Gjithashtu, kjo Shoqatë nacionale e infermierëve, teknikëve, akusherisë dhe stomatologëve u takua me Presidentin Pendarovski, ku kreu i shtetit kërkoi nga institucionet relevante të përmbushin kërkesat e tyre, sidomos pas golgotës së pandemisë që kanë përjetuar kjo kategori në trajtimin e kovid pacientëve.