Infermieret filmohen në dush e dhomat e zhveshjeve, pamjet mund të kenë përfunduar në faqe pornografike

Është thelluar skandali i kamerave të fshehta në dhomat e zhveshjes së infermiereve në spitalin e Empolit, në Firence të Italisë.

Një person i tretë është vënë nën hetim nga prokurori i Firences për historinë e punonjësve të shëndetësisë të spiunuar me një mikro-kamerë të vendosur në dushin e dhomës së zhveshjes së spitalit San Giuseppe.

Ashtu si dy të arrestuarit e parë që përfunduan nën objektivin e prokurorëve, edhe i treti rezulton të jetë një punonjës teknik i një kompanie që punon me kontratë për ASL Toscana Centro.

Të dyshuarit kishin akses, si persona të tjerë, në dhomën e shërbimit ku karabinierët e Empolit, që kryejnë hetimet, gjetën kabllot dhe monitorin e lidhur me kamerën të ngulitur në murin e dhomës së zhveshjes së grave.

Personat nën hetim akuzohen për kryerjen e krimit nëpërmjet aksesit të paautorizuar në një sistem kompjuterik të mbrojtur nga masat e sigurisë.

Gjithashtu po bëhen hetime për shpërndarje të mundshme të pamjeve në internet nga një grup ekspertësh të specializuar për krimet kompjuterike dhe seksuale, për të verifikuar hipotezën se pamjet e filmuara të grave në dush kanë përfunduar apo jo në ndonjë faqe pornografike.

Në këtë rast do të shtohej edhe krimi i pornografisë hakmarrëse, pra shpërndarja publike e imazheve ose videove intime nëpërmjet internetit pa pëlqimin e protagonistëve, me qëllim hakmarrjeje, zhvatjeje, përfitimi ose asgjësimi të personit të urryer.