Infermierët dhe mamitë “dorëzojnë” mantelet: Ndërrimi i natës të paguhet 36 euro


Duke respektuar distancën dhe duke mbajtur maskën si dy masa preventive për parandalimin e COVID-19, infermierë dhe mamitë e Kosovës në këtë kohë pandemie kanë prot*estuar para Qeverisë së Kosovës. Ata po kërkojnë që ndërrimi i natës i cili paguhet aktualisht 18 euro të paguhet 36 euro.
Fitim Havolli nga Sindikata e Infermierëve dhe Mamive të Kosovës tha se përmes kësaj prot*este kanë kërkuar që qeveria të kthejë kokën kah ky komunitet i cili është në front të parë me pacientët e prekur me COVID-19.

Ai tha se kërkesa e tyre është që ndërrimi i natës të paguhet 36 euro, pasi aktualisht pagesë për ndërrim të natës është 18 euro.
Havolli u shpreh se nuk po kërkojnë rritje page por po kërkojnë që kërkesat e tyre nga qeveria të trajtohen me prioritet.
Në mënyrë simbolike infermierët dhe mamitë që sot protestuan i kanë dorëzuar mantelet.