Infekton kirurget nga frika se nuk do t’ia operojnë hundën: Rrezikon të dënohet me 12 vjet burg

Në kohë krize si kjo që po përjetojmë, dalin në pah trimëritë dhe kuraja e të shumtëve por edhe idiotësitë dhe egoizmi i disave.
Në disa raste, kjo mund të rrezikojë jetën e personave. Si në rastin e një italiani nga Aosta i cili duhet të kryente javën e kaluar një operacion plastik tek hunda, diçka jo emergjente në situatën ku ndodhet veriu i Italisë.
Infekton kirurgët nga frika se nuk e operojnë tek hunda, italiani rrezikon 12 vjet burg

Personi, i cili punonte në një resort malor dhe kishte pasur shumë kontakte me turistë nga Lombardia, ditë më parë kishte filluar të ndjente simptomat karakteristike të COVID-19, me temperaturë dhe kollë.
Por në vend që të deklaronte gjendjen, ai i fshehu gjithçka stafit që do ta operonte, duke i infektuar kirurgun ndihmësin dhe një infermier, i cili bllokoi ndërhyrjen kur temperatura u ngrit në mënyrë domethënëse.

Personi u fut në karantinë të detyruar, duke dalë pozitiv për COVID 19. Por ai tashmë do të ketë probleme më të mëdha se një hundë problematike. Prokuroria që ka marrë dosjen e tij dhe e akuzon për përhapje epidemie, duke rrezikuar edhe 12 vjet burg.