Infektologu Ilir Tolaj gjatë një interviste në emisionin “Frontal” në T7 ka treguar se ka lidhje familjare me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora. Tolaj thotë se gruaja e tij me nënën e Rita Orës janë motra. “Gruaja ime, nënën e Rita Orës e ka motër, që i bie që është vajza e balldëskës sime”, tha Tolaj.
Madje ai thotë se kontaktet me të i mban gruaja e tij dhe se Rita është shumë e përkushtuar edhe për pjesën e familjes së saj.
“Mendoj që në kohët e fundit nuk jemi takuar, kontaktet më shumë i mbanë gruaja ime, por në përgjithësi Rita është e përkushtuar edhe për këtë pjesë të familjes edhe për këtë pjesë të vendit”, tha Tolaj.
Ndërsa tregon se COVID-i ende nuk e ka prekur familjen e Rita Orës.