Në mesin e 17 rasteve të reja me koronavirus që janë konfirmuar mbrëmë në Komunën e Malishevës. Në mesin e qytetarëve që ka rezultuar pozitiv nga kjo komunë është edhe një 1-vjeçar, për gjendjen e të cilit ka folur infektologu, Sali Ahmeti.
Në mesin e 17 të infketuarve me koronavirsu që rezultuan pozitiv gjatë mbrëmë, është edhe një 1 vjeçar.
Infektologu, Sali Ahmeti, ka konfirmuar për klankosova se gjendja e fëmijës është e mirë dhe stabile.
“Gjendja e fëmijës është e mirë, në dukje nuk vërehet se është sëmurë, nuk ka nevojë për ndonjë ndihmë mjekësore, ushqehet dhe qëndron mirë. Bashkë me fëmijën është infektuar edhe nëna e tij që po qëndron bashkë me të në Infektivë”, deklaroi Ahmeti.
Ndryshe në Kosovë deri me tani janë konfirmuar 170 raste me koronavirus, ndërsa 4 raste kanë përfunduar me fatalitet.