Infektologu Sadiku: Po hyjmë në një periudhë e cila favorizon përhapjen e COVID-19

Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherit infektologu kosovar, Izet Sadiku thotë se rënia e numrit të rasteve ditëve të fundit, s’duhet të krijojë kënaqësi e të sillemi të papërgjegjshëm.

Ai përmes një shkrimi në Facebook paralajmëron se po hyjmë në një periudhë e cila favorizon përhapjen e këtij virusi.

Postimi i plotë i tij (pa ndërhyrje):

COVID19- si duhet ecur më tutje

Kosova në ditët e fundit ka shënuar rënje te rasteve me COVID19.
Kjo është si pasojë e masave që ka marre qeveria për parandalimine COVID19 dhe angazhimi i qytetarëve në respektimin e masave nga ana e qytetarëve.

Por kjo situatë nuk guxon të krijoj knaqësi dhe të sillemi papërgjegjëshëm.
Tani po hym ne nje periudhe e cila e favorizon përhapjen e COVID19 si :
🦠paraqitja e gripit sezonale që e komplikon situatën rreth dignostifikimit më tê shpejt ,
– lirimi i masave dhe
– qëndrimi i njerëzve na hapsira të mbyllura errit mundësin per bartje së sëmundjes.

Për këtë arsye duhet një anahzhim i të gjithëve, i qytetarëve dhe i institucioneve me qëllim që të mbajm numrin e vogel të rasteve dhe kështu bashkarishtë të shpëtojmë jetë.

Në këtë ballafaqim, rolin primar duhet ta mbajnë profesionistët shëndetësor e në asnjë mënyrë nuk duhet politikanët të dalim para profesionistëve shendetësor.