Infektologu Pipero në gjendje të rëndë!

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero është shtruar me urgjencë në spital si pasojë e një insulti cerebral.

Pipero është marrë menjëherë nën vëzhgim nga kolegët e tij dhe po ndiqet në reanimacion.

Burime spitalore flasin për gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa pritet që Pipero t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale!