Infektologu Osmani: Në Kumanovë po shtohen rastet me koronavirus për shkak të mosrespektimit të masave

Pavarësisht rekomandimeve të Qeverisë dhe apeleve përmes mediave, qytetarët megjithatë nuk i binden kësaj, thotë ci cili vlerëson se arsyeja kryesore për rritjen e shpejtë të numrit të të infektuarve me Covid-19 në Kumanovë, është padëgjueshmëria qytetare dhe mosrespektimi i rekomandimeve të Qeverisë. Ai paralajmëron se si pasojë e mosrespektimit të masave, tani rrezikohet që edhe banorët e Likovës të infektohet në shkallë të njejtë si ata të Kumanovës.

Aliriza Osmani, infektolog
“Shumica në qytet mund të jenë pozitiv dhe ata nuk mbajnë as distancë, janë afër njëri tjetrit, me shumë gjasë nuk dëgjojnë. Nuk besoj se ka një televizion që nuk jep rekomandimet se si duhet të lahen duart, të vendoset maska, të mos preket fytyra, gjëgjësisht sytë, goja dhe hunda, mbajtja e distancës sociale, por me sa duket është kot. Në qoftë se marrim statistikat e djeshit me të sotmet, japin njëfar optimizmi se do jet mirë”

Situata në Komunënë e Bogovinës është shumë e qetë, pasi rastet janë të lokalizuara, tha kryetari i Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA. Ai sqaroi se fluksi i madh periudhën e fundit u shkaktua për shkak të një rasti në një ambulantë private në Bogovinë.

Albon Xhemaili, kryetar i Komunës së Bogovinës
“Situata në përgjithësi në Komunën tonë është shumë e qetë edhe pse kishte një tendencë për t’u alarmu se këtu bëhet hataja. Në fakt nuk është ashtu, tregojnë edhe rezultatet e sotshme sepse sot nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë për Komunën tonë dhe shpresoj që edhe ditët në vazhdim të jemi kështu. Dmth janë raste që janë të lokalizuara, bëhet fjalë për dy vatra të vogla të infeksionit dhe shpresoj që të mos kemi raste të reja”

Xhemaili apeloi Qeverisë që t’u ndihmojë të gjitha komunave dhe ndërmarjeve komunale pasi siç tha ai nëse kjo gjendje vazhdon edhe për 2 muaj atëherë ndërmarjet do të jenë të paafta për t’i kryer detyrimet dhe masat e Qeverisë.