Infektologu Markovski: Koronavirusi nuk është sëmundje e rrezikshme

Infektologu Vele Markovski ka thënë se testet seriologjike janë më të mira se PCR teste.

Ai gjithashtu ka thënë se koronavirusi nuk është sëmundje e rrezikshme por se për momentin jemi në kaos ngase nuk po respektohet shkenca.

“Organizmi nuk lufton seriozisht me koronaviruset. Testet serioligjike janë më të mira për dallim nga PCR testet janë më efikase. Këta teste tregojnë se virusi ka hyrë në organizëm është mbrojtur. PCR testet nuk tregojnë se virusi ka hyrë në organizëm. 73 miliardë janë në pyetje vetëm për testet dikush po e sforcon prodhimin e vet është çështje nëse do t’i besohet këtij prodhimi ndërsa ne nuk kemi kontrolluar prodhimin. Nuk bëhet fjalë për infeksion virusal të rrezikshëm numri real i të vdekurve nga KOVID është nga 100 mijë deri në 200 mijë njerëz. Nuk është sëmundje e rrezikshme. Ne jemi në panik në kaos shkenca nuk respektohet. Pas pasojave ekonomike kjo është lu*fta më e madhe që na ka ndodhur” ka thënë infektologu Markovski në TV24.