Infektologu Krasniqi: S’ka vend për dëshpërim, asnjë pandemi nuk përfundon menjëherë

Infektologu kosovar, Valbon Krasniqi ka deklaruar se me shtimin e numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë nuk ka vend për zhgënjim.

Përmes një statusi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se asnjë pandemi nuk përfundon menjëherë, duke shtuar se situata është e menaxhueshme.

“Nga nesër fillon faza e dytë e zbutjes së masave anti-COVID. Kjo është rezultat i punës sonë të përbashkët, e para se gjithash qytetarëve me disiplinën e treguar. Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve ditëve të fundit, s’ka vend për dëshpërim e zhgënjim. Asnjë pandemi nuk përfundon në mënyrë të përnjëhershme. Situata është e menaxhueshne. Jemi në rrugë të drejtë”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka bërë thirrje që edhe më tutje të respektohen masat për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

“Mbani maskat, dezinfektoni duart rregullisht, vazhdoni të mbani distancën fizike, dhe suksesi është i garantuar”, ka përfunduar ai.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=628268664430312&id=100017415528003