Infektologu Ilir Demiri: Lani duart dhe kujdes distancën!

Ilir Demiri doktori i mirënjohur në Klinikën Infektive në Shkup bën apel që të jemi të gjithë të kujdes’shëm për seriozitetin e këtij virusi, duke rekomanduar që të mbrohemi sipas udhëzimeve dhe të lë lëmë anash frikën dhe panikun transmeton Pa Censurë.

Demiri apelon që të lajmë duart disa herë në ditë, me ujë dhe sapun për më shumë se 20 sekonda. Të shmanget prekja e fytyrës dhe mbulimi i gojës bashkë me hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe të tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit. Apelohet që personat e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz. Të gjithë personat të cilët kanë qenë jashtë vendit brenda 2 javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore. Demiri përfundon për Pa Censurë se çdo vetëizolim e pengon mundēsinë e përhapjes!