Në Maqedoninë e Veriut numri i të infektuareve me COVID 19 arrin në 1225, fatkeqësisht 54 persona nuk kanë arritur që t’i mbijetojnë kësaj sëmundje, ndërkaq rreth 200 janë shëruar, përcjell in7.
Mirëpo nëqoftëse e krahasojmë Maqedoninë e Veriut me vendet tjara të rajonit bie në sy edhe përqindja e lartë e personelit mjeksor të infektuar me COVID 19.
Në lidhje me këtë infektologu shqiptar në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Ferbile, Fadil Cana, për in7 thotë se infektimi i personelit mjeksor fatkeqësisht në Maqedoninë e Veriut është i pranishëm, por që të gjitha rastet janë nga jashtë Klinikës Infektive, pasi në mungesë të personelit adekuat, në ndihmë në përballjen me këtë sëmundje kanë ardhur personel nga profilet tjera shëndetësor të cilët nuk janë edhe aq të stërvitur në kësisoj situatash, por edhe nga mosrespektimi i masave edhe jashta orarit të punës
“Numri i të prekurvë,në këtë fazë, është kryesisht nga spitalet e ndryshme, që do të thotë se të gjithë personeli mjeksor i prekur nga sëmundja COVID 19 janë jashtë Klinikës për Sëmundje Infektive në Shkup, me përjashtim të një rasti i cili është i punësuar në klinikë, i cili ka kaluar edhe fazën e shërimit, e tash është në kurim shtëpiak. Të gjitha rastet tjera, deri tash, janë raste nga spitalet e ndryshme të qyteteve tjera, të cilët janë staf që nuk kanë qenë të stërvitur edhe aq mirë për kësisoj situatash, gjithashtu kjo vjen edhe nga mungesa e kuadrove adekuat nëpër spitalet tona, që normalisht në ndihmë vijnë edhe staf mjeksor nga profilet tjera shendetësore, të cilët janë me një trajnim të shkurtër, të cilët nuk arrijnë mirë të stërviten, apo ta kuptojnë seriozitetin e kësaj sëmundje, bëjnë lëshime gjatë procedurave, por edhe dikush edhe nga mosrespektimi i masave jashtë orarit të punës”, ka thënë infektologu, Fadil Cana.