Infektohet me koronavirus ministrja ruse e kulturës

Ministrja ruse e kulturës, Olga Lyubimova, ka dalë pozitive në testin për koronavirus.

Sekretarja për shtyp e kësaj ministrie, Anna Usacheva, tha për agjencinë TASS se ministrja Lyubimova ka simptoma të lehta dhe është duke e vazhduar punën nga largësia, duke mbajtur takime virtuale përmes internetit.

Ndryshe, Lyubimova nuk është zyrtarja e parë ruse që preket nga virusi i ri. Më parë pozitivë në këtë test kanë dalë edhe kryeministri rus, Mikhail Mishustin, dhe ministri i ndërtimtarisë, Vladimir Yakushev.

Ndryshe, Rusia deri më tani i ka regjistruar mbi 165 mijë të infektuar dhe numri ditor i infektimeve është mbi 10 mijë për katër ditë me radhë prej fundjavës së kaluar, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Sidoqoftë, Rusia ende ka numër relativisht të vogël të viktimave – rreth 1,500, në krahasim me vendet evropiane si Italia, Spanja, Franca dhe Britania e Madhe.