Infektohet me koronavirus i punësuari në Klinikën e Kardiologjisë në Shkup

Një i punësuar në Klinikën e Kardiologjisë në Shkup është infektuar me koronavirus, sipas burimeve të emisionit 360 shkallë në Alsat.

Bëhet fjalë për teknik, i cili është i punësuar në repartin e rëntgenit. I infektuari është paraqitur në punë edhe pse është dashur të vetizolohet.

Tekniku i rëntgenit është testuar ndërsa mëngjesin e sotëm ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Siç theksojnë burimet e njëjta, i gjithë personeli mjekësor i Klinikës së Kardiologjisë tani po i nënshtrohet testimit, ndërsa është dezinfektuar plotësisht salla ku ka punuar tekniku.