Rastet e Covid-19 po rriten shpejt në Indi, Pakistan dhe Bangladesh. Rritja vjen pasi të tria vendet kanë hequr masat për frenimin e përhapjes së virusit.
Tani Pakistani ka 86,139 raste të konfirmuara, Bangladeshi ka regjistruar më shumë se 57.500 raste deri më tani. Dhe India të premten regjistroi një tjetër rekord të vetëm ditor, duke shtuar 9,000 raste, duke çuar numrin e saj në 216.919, raporton BBC.
Vdekjet mbeten relativisht të ulëta, krahasimisht – në 6.075, India ka pasur më së shumti, dhe Pakistani (1.793) dhe Bangladeshi (781) janë shumë larg në këtë numër.