“Industria ushqimore, shkollat fillore dhe të mesme, ujësjellësat do të kenë çmim më të lirë të energjisë elektrike”

Prodhuesit e produkteve ushqimore bazë, shkollat fillore dhe të mesme si dhe Ndërmarrjet Publike për stacionet e furnizimit me ujë dhe pastrimit do të kenë çmime më të lira të energjisë elektrike, kështu bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në rrjetin social Facebook.

– Prodhuesit e produkteve ushqimore bazë – 80 euro për megavat në orë
– Shkollat fillore dhe të mesme – 95 euro për megavat në orë
– NP për Stacionet e e furnizimit me ujë dhe pastrimit – 95 euro për megavat në orë