India përballet me valën e re të koronavirusit

India ka raportuar për numër rekord të rasteve të reja dhe viktimave, teksa ka shënuar numrin më të lartë në pesë muaj. Ky vend po ashtu po përballet me mungesë të furnizimeve me vaksina dhe qyteti i Mumbait ka hyrë në izolim gjatë fundjavës.

India, që është shteti i dytë në botë me popullsinë më të madhe, që prej fundit të marsit ka regjistruar mbi një milion raste të reja dhe mbi 500 vdekje çdo ditë edhe pse numri i vërtetë besohet se është më i lartë.
Për shkak të valës së re të pandemisë, Mumbai është futur në izolim gjatë fundjavës, ku janë mbyllur restorantet dhe autoritetet kanë ndaluar grumbullimin e më shumë se pesë personave. Qyteti, që ka 125 milionë banorë, do të jetë në izolim çdo fundjavë, deri në fund të prillit dhe njerëzit do të lejohen të dalin vetëm për të blerë ushqim apo ilaçe.

Zyrtarët thonë se rritja e rasteve të reja me koronavirus është për shkak të përhapjes së varianteve të reja, por edhe mosmbajtjes së masave nga qytetarët.
Ndërkaq, India po përballet me mungesë të furnizimeve me vaksina. Deri më tani, 94 milionë doza të vaksinave janë në dispozicion të këtij shteti me 1.3 miliard banorë. Në këtë shtet, në Instutin Serum po prodhohen vaksina, por autoritetet thonë se prodhimi është duke shkuar ngadalë.

Shtetet e varfra, po ashtu edhe ato të pasura, po varen nga vaksinat e AstraZenecas që po prodhohen në Institutin Serum, por India ka nisur që t’i limitojë eksportet në mënyrë që të mund të vaksinojë popullatën e saj.