Inci*denti në Spital, drejtori Etemi:Nuk ka pasur konfrontime fizike, por vetëm verbale

Drejtori ekonomik i Spitalit të Tetovë Artan Etemi ka dhënë detaje për incidentin e mbrëmshëm. Ai përmes një statusi në rrjetin social ka treguar gjithë rastin duke thënë se nuk ka pasur konfrontime fizike por vetëm verbale. Parimi im dhe i Lëvizjes BESA është t’u shërbejmë qytetarëve e të punojmë në interes të tyre dhe jo në interes të sherifëve të vetvetes është shprehur drejtori Etemi.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar miq
Lidhur me lajmet e mbrëmshme se jam sul*muar fizikisht dua t’ju njoftoj se nuk ka pasur konfrontime fizike por vetëm verbale dhe për të njëjtat në formë të detajuar është informuar edhe SPB-Tetovë. Megjithatë dua t’ju njoftoj se unë dhe Lëvizja BESA nuk do të lejojmë veprime të pahijshme siç janë mësuar me dekada të funksionojnë.

Parimi im dhe i Lëvizjes BESA është t’u shërbejmë qytetarëve e të punojmë në interes të tyre dhe jo në interes të sherifëve të vetvetes. Andaj përpjekjet e tilla për të më frikësuar dhe për të më ndaluar nuk do të pinë ujë tek unë. Ne do të vazhdojmë të punojmë në interes të qytetarëve të Tetovës. Ngritja e cilësisë dhe llogaridhënia do të jetë përkushtim i joni.TS