Incidenti në ndeshjen Shkupi – Shkëndija – Katër persona të arrestuar (VIDEO)

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona në lidhje me incidentin e ndodhur në stadiumin e Çairit teksa zhvillohej ndeshja e kupës Shkupi – Shkëndija.

Tensionet në Çair filluan kur ekipi tetovar Kf Shkendija kaloi në epërsi, ndërsa golashënuesi shkoi për të festuar afër tifo grupit Shvercerat. Pas këtij veprimi disa tifozë kërcyen hekurat dhe u futën në stadium për të sulmuar disa nga lojtarët mysafir. Ndeshja u ndërprë ndërsa për të qetësuar situatën, u desh edhe ndërhyrja e forcave policore, raporton KlanMacedonia.

Në lidhje me incidetin, FFM-ja vendosi ti jap tavolinë fitoren skuadrës së Shkëndijës me rezultatin 3:0, kurse stadiumi i Shkupit mbetet përkohësisht i mbyllur për zhvillimin e ndeshjeve dhe skuadra në fjalë duhet të luaj të paktën 100 km larg stadiumit të tij në ndeshjet e ardhshme./KlanMacedonia