In*cidenti në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, studentja: “I dua kafshët”

Një ditë pasi nga Kopshti Zoologjik në Shkup publikuan video ku shihet se si një vajzë e re kalon gardhin mbrojtës dhe shqetëson kafshët, sot në rrjetet sociale është publikuar edhe një video nga vetë vajza. Milla Anastasovska, studente në Fakultetin për Siguri thotë se këtë veprim e ka bërë nga dashuri ndaj kafshëve. Ajo pranon se ka thyer rregullat e Kopshtit Zoologjik ndërkaq kërkon falje për veprimet e saj.

“Unë jam Milla dhe dua të kërkoj falje për videon e keqkuptuar nga qytetarët. Qëllimi im në asnjë moment nuk ka qenë të lëndoja apo vrisja kafshët, ndërsa u ngjita te ariu për të bërë një video interesante. Në momentin që u ngjita lart te arinjtë, pashë një fetë bukë dhe ua hodha.
Është e vërtetë që kam shkelur rregullat e Kopshtit Zoologjik, por nuk është e vërtetë që kam shqetësuar kafshët. Ky është një shembull i keq, kështu nuk duhet të silleni në kopshtin zoologjik”, thotë studentja në video.