Incidenti në “8 Shtatori”, kallëzim penal për 29 vjeçarin B.S.

29 vjeçari B.S. që një natë më parë tentoi të marrë me forcë trupin e pa jetë të nënës së tij, e cila humbi betejën me virusin korona, do t’i nënshtrohet karantinës shtetërore dhe izolimit të rreptë. Nga MPB thonë se ndaj personit në fjalë do të ngritët kallëzim penal pasi i njëjti ka qenë i infektuar me koronavirus dhe ka shkelë masën e izolimit.

Përveç personit me inicialet B.S në incidentin e mbrëmshëm kanë qenë të përfshirë edhe 5 persona të tjerë, të cilët kanë kërcënuar personelin mjekësor, ndërkohë që kanë tentuar të marrin trupin e pajetë të familjares së tyre.

E ndjera ishte 5 ditë në aparat për frymëmarrje. Sipas protokolleve, personat që ndërrojnë jetë nga koronavirusi i përgatit një ekip special nga ndërmarrja e varrezave Butel të cilët duhet të jenë të pajisur me veshje speciale.

Ministri i Shëndetësisë dënoi ashpër incidentin dhe vlerësoi si një mungesë ekstreme të respektit ndaj personelit mjekësor.

“Familja donte që të merrte trupin e pajetë. Spitali “8 Shtatori është spitali më i madh në vend. Unë u bëj thirrje familjeve të kuptojnë se duhet të presim për disa informacione. Do të bisedoj sërish për përfshirje të njerëzve që kanë kontakte me mjekët përmes telefonatave të sigurohen informacionet e duhura”-tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Drejtori dhe mjekët në Spitalin “8 Shtatori” nuk deshën të komentojnë ngjarjen e mbrëmshme./Evi Shkopi