Është mbyllur takimi mes Shqipërisë e Polonisë në stadiumin “Air Albania”.
Polonia arriti të shënojë një gol në pjesë e dytë të takimit.
Golin për Poloninë e realizoi Swiderski në minutën e 77.
Por, menjëherë pas këtij goli, tifozët shqiptarë të nervozuar hodhën shishe drejt lojtarëve polak.
Madje në një moment, Lewandowski iu drejtua tifozëve duke ju thënë të qetësohen, e për disa minuta ky takim në staidumin “Air Albania” u ndërpre, por pas këtij incidenti lojtarët u kthyen në fushë.
Ndeshja u mbyll me rezultat 0:1 në të mirë të polakëve.