Hetimet preliminare tregojnë që dj*egia e ndërtesës së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok nuk ishte ak*sidentale por e qëllimshme. Edhe në Zveçan kanë hedhur dy bo*mba dore, po ashtu në ndërtesën e qendrës së njëjtë për regjistrimin e automjeteve, por ato fatmirësisht nuk kanë ek*sploduar. Individë ose grupe të cilave sundimi i ligjit dhe rendi e siguria publike ua rre*zikon aktivitetin kr*iminal po e su*lmojnë shtetin tonë dhe po e ce*nojnë paqen.
Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje. Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar.
Su*lmet e këtilla zj*arrvënëse dhe kr*iminelët që i bëjnë ato nuk do të tolerohen. Policia e Kosovës është institucion profesional që duhet respektuar nga të gjithë. U bëj thirrje qytetarëve, sidomos në veri të Ibrit, pavarësisht a janë serbë, shqiptarë, boshnjakë apo romë, që ta ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.