Në “Olimp” të Athinës, ku është zhvilluar ceremonia e ndezjes së Flakës Olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, ka ndodhur një in*cident i rëndë. Disa pro*testues kanë mësyrë dhe kanë shpalosur disa flamuj të Tibetit, duke bërë thirrje për bojkot të këtij eventi olimpik. Ceremonia, e zhvilluar pa spektatorë si pasojë e pandemisë Covid-19, nisi rreth orës 9 të mëngjesit dhe pishtari me flakën olimpike është ndezur nga rrezët e diellit që sot shkëlqente në Athinë. I pranishëm edhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Tomas Bah.
Gjatë ceremonisë, manifestuesit kanë mundur të shpalosin flamurin tibetian, si dhe disa parrulla si “Revolucion në Hong Kong”, “Lironi Tibetin”, “Bojkotoni Pekin 2022” etj. Menjëherë ka ndërhyrë policia, që ka ndalur manifestuesit.
Interesant fakti se mes manifestueseve ishte edhe një nga vajzat e ceremonisë, që ka lënë mënjanë ceremoninë dhe iu bashkua “të paftuarve”, duke mbajtur flamujt e protestuesve.