Incident në kontrollin e fluturimit?! Tasevski: Janë sulmuar të punësuarit, M-NAV është pa sigurim

Pas konferencës së sotme për media, këtë pasdite deri te mediat kryetari i sindikatës Aleksandër Taseski informoi se ka pasur një incident në ndërtesën e M-NAV. Sipas pohimeve të Taseskit, disa vetura kanë arritur para objektit të Kontrollit të Fluturimeve, kanë hyrë në objekt dhe kanë shkaktuar konfrontim, kanë sulmuar të punësuar në kontrollin e fluturimeve. Ai shtoi se rasti është paraqitur në polici, ndërsa automjetet nuk janë parandaluar nga sigurimi. Nuk ka reaguar as sigurimi i M-NAV në brendësinë e objektit./tv21.tv