Policia njoftoi se dje në orën 22:16 në SPB Shkup është raportuar se rreth orës 20:30 në repartin ambulator në Institucionin Ndëshkimor-Korrigjues Burgu Idrizovë-Shkup, një polic gjatë kryerjes së detyrave të tij zyrtare është sulmuar fizikisht nga Z.P., një i dënuar në institucion.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë një kallëzim përkatës.