Një 44-vjeçar, banues i fshatit Gradec të Gostivarit është arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi ka shkaktuar një incident të rëndë në stacionin e kontrollit teknik në Gostivar.
Sipas informacioneve, ai ka qenë i pakënaqur me shërbimin e punonjësve dhe njërin prej tyre e i ka dedhur benzinë, e më pas edhe veturës së tij më pas ka tentuar të ndezë zjarrin me çakmak. Ai është penguar nga disa persona të pranishëm në objekt në atë moment.
Nga SPB Tetovë konfirmohet rasti dhe informon se zyrtarë policorë të Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit e kanë arrestuar 44-vjeçarin I.R. nga Gradeci.
“Sipas kallëzimit, ai dyshon se në një objekt për kontroll teknik në Gostivar, njërit nga punonjësit fillimisht i ka derdhur benzinë, e më pas veturën e tij, pas së cilës ka tentuar ta ndezë veturën me çakmak. Sipas raportit, edhe I.R. ka qenë i pakënaqur me shërbimin që ka kërkuar, por në qëllimin e tij për të ndezur mjetin është penguar dhe kapur nga disa persona të pranishëm në pallat”, tha policia.
Është kryer këqyrja e plotë, i njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe në koordinim dhe konsultim me prokurorin publik po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.