In Memoriam: Nadire Arifi (1947-2020), Mësuesja, gruaja, nëna dhe bashkëshortja që reflektonte humanizëm, dritë dhe dashuri

Mbrëmë në moshë 73 vjeçare u nda nga jeta njëra nga mësueset më të përkushtuara, nënë dhe bashkëshorte e devotshme, grua me energji dhe urtësi të paepur, zonja Nadire Arifi.

Nadire Arifi lindi në vitin 1947 në një familje arsimdashëse dhe të fisme tetovare. Arsimin fillor e kreu në SH.F Liria në Tetovë, dhe sipas fajlëve dhe shkrimeve që la pas vetes, ishin pikërisht këta pishtarë të arsimit që tek vet ajo dhe gjenerata e saj, mbollën dashurinë ndaj kombit dhe leximit. Ishte periudha e dhimbshme e historisë së kombit tonë, kur filloi shpërngulja masive e familjeve shqiptare për në turqi, dhe pikërisht ky fenomen ka lënë shenjë të padiskutueshme në ndërtimin dhe kalitjen e asaj gjenerate të cilës i përkiste edhe vetë Nadire Arifi.

Në fillim të viteve të 60-ta shkollimi dhe arsimimi i femrës shqiptare në Tetovë, ishte objekt i paragjykimeve patriarkale të shoqërisë së asaj kohe. E vetëdijshme për rëndësinë dhe vlerën që ka shkollimi në ndërtimin e saj si vajzë e re, asokohe Nadire Arifi vazhdoi shkollën e mesme në Gjimnazin e Tetovës, kur në klasën e saj kishte gjithsej 4 vajza që jashtë shtereotipeve dhe paragjykimeve të kohës, kishin vendosur të ndjekin rrugën e ndritur të dijes dhe diturisë.

Në Janar të vitit 1969 Nadirja do të lidhte kurrorë me profesorin e nderuar Musa Arifi, duke iu përkushtuar jetës si bashkëshorte dhe nënë e 3 vajzave, Teutës, Kujtimes dhe Besës.

Në vitin 1974 Nadire Arifi, vazhdon shkollimin në Akademinë pedagogjike në Prishtinë duke mbropjtur temës e diplomës “Puna si mësuese: duke i zhvilluar nxënësit, zhvillohemi edhe vetë”, prej ku u diplomua edhe si stundentja e parë e kësaj akademie.
Për të puna si mësuese ishte elani dhe forca që e shtyenin përpara në rrugëtimin e jetës. Përkushtimin dhe dashurinë e saj ndaj fëmijëve, nxënësve dhe mësuesisë më saktë e përshkruajnë fjalët e shkencëtarit francez Louis Pasteur, që thoshte: “Kur i afrohem një fëmije, ai më ngjall 2 ndjenja: butësi për atë që është, dhe respekt për atë që mund të bëhet”.

Fillimisht punoi si mësuese në SH.F Istikball në Tetovë, për të vazhduar në SH.F Liria, prej ku edhe u pensionua në vitin 2011. Mësoi dhe edukoi shumë gjenerata, duke mos humbur pasionin dhe dashurinë ndaj misionit të saj bujar si mësuese.

Mësuesja Nadire Arifi mbetet përndritje, yll ndriçues për gjenerata të tëra nxënësish, të cilët tek ajo njohën ngrohtësinë e profesionit, humanitetin e pashoq, pērkushtimin dhe frymëzimin e pērhershëm.
Një mësuese dhe personalitet reflektues që me urtësinë dhe dashurinë e pëgjëruar iu jepte horizontin e dijes gjeneratave, kurajon dhe këmbënguljen për të vazhduar në rrugën e përndritjes arsimore.

Nadire Arife do të mbetet një emër i përveçëm i dritës, urtësisë, vlerave më të lartësuara të arsimit shqip. Një emër që do të reflektojë gjithëherë frymëzim, dashuri dhe përkushtim mbi gjithë atë që përfaqëson arsimi shqip, një ngritje dhe udhëtim drejt qenësisë shqiptare emancipuese.

Mësusja, nëna, bashkëshortja, gjyshja dhe zonja e dalluar e këtij qyteti Nadire Arifi, do të jetojë ndër gjenerata si frymëzim i përhershëm, si dashuri dhe dritë në rrugën e lartësimit kombëtar dhe qytetërues.
Ajo mbetet një emër i paharruar që i dha Tetovës gjakimin e arsimit shqip, vlerën supreme të ngrohtësisë dhe përndritjes së mësuesisë.
Qoftë i përjetshëm dhe i ndritur kujtimi për të!