Imuniteti nga koronavirusi i ri humbet brenda disa muajsh

Imuniteti ndaj Covid-19 mund të humbasë brenda disa muajsh sipas një studimi. Gazeta Daily Mail shkruan se njësoj si ftohja e zakonshme dhe gripi virusi mund të infektojë njerëzit në bazë vjetore.
Kjo minon idenë e imunitetit të tufës si një mënyrë për të mposhtur virusin.

Studimi është kryer nga King’s College London. Ata zbuluan se nivelet e antitrupave arrijnë kulmin tre javë pas simptomave dhe më pas nisin të bien. Dr. Katie Doores autorja e studimit tha: “Njerëzit po prodhojnë një sasi të arsyeshme reagimi ndaj virusit por ajo zhduket në një periudhë të shkurtër kohe”.

Sipas studimit niveli i antitrupave është më i lartë te pacientët që kanë vuajtur më shumë. Po ashtu kjo do të thotë se mbrojtja me vaksinë mund të mos zgjasë shumë dhe vaksina duhet riformuluar çdo vit.