Imami Omer Dauti ka reaguar ashpër pas dëmtimit të një druri të mbjellë nga Komuna e Tetovës, duke e cilësuar këtë akt si një pasqyrë të mungesës së edukatës dhe ndërgjegjësimit qytetar.
“Një qytet i pastër dhe i gjelbëruar është pasqyrë e edukatës sonë! Ky gjest i shëmtuar, ku një dru i mbjellë nga Komuna e Tetovës është thyer, nuk është vetëm dëm ndaj një bime, por një sulm ndaj përpjekjeve për ta bërë qytetin tonë më të bukur dhe më të jetueshëm,” u shpreh ai.
Imami theksoi se Tetova është shtëpia e përbashkët e të gjithëve dhe përmirësimi i saj kërkon përkushtim dhe bashkëpunim, duke shtuar se kjo nuk është një çështje politike, por një obligim qytetar për një të ardhme më të mirë për brezat e rinj.
Ai ftoi të gjithë qytetarët që të kontribuojnë për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qytetit.
#TetovaShtëpiaJonë
#PërgjegjësiQytetare