Pasditen e djeshme u organizua një protestë në Tiranë, para KMSH, me fokus jo vetëm te krijimi i “shtetit bektashi” por edhe te lufta mes Izraelit dhe Palestinës.
Dhjetëra besimtarë myslimanë kanë protestuar duke fajësuar edhe Izraelin për këtë luftë dhe pasojat e saj.
Imami Ladi Lusha tha për Euronews Albania se nëse duhet krijuar një shtet brenda shtetit atëherë ai iu takon myslimanëve që përbëjnë edhe pjesën më të madhe të popullsisë.
“Jam kundër asaj ideje, nuk e kuptojmë ku do të dalë kryeministri, ka folur vetëm atje, bektashinjtë nuk kanë qenë të nënvlerësuar, janë njerëz shumë të mirë, se di çështjen e pronave nga shteti. Kam kundër, unë jam shumë dyshues që këtu fshihet diçka e madhe, pse duhet të bëhet shteti bektashi? Të krijohet një shtet islam, ne jemi mbi 70 për qind, dhe nëse të takon të krijosh shtet, na takon neve”, tha ai.