Imami Labinot Maliqi, ka reaguar në lidhje me lajmin se do të vendoset teleferiku në Kalaja e Prizrenit.
Ai tha se është lajm i mirë por se kalaja do të jetë e magët deri sa asaj ti rikthehet xhamia, themelet e saj që edhe sot i shohim, dhe janë argument për ekzistencën e saj të mëhershme.
Ai u ka bërë thirrje Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Infrastrukturës, që gjatë këtij viti t’ia rikthejnë xhaminë Kalasë së Prizrenit.
‘’ Me këtë rast, i bëjë thirrje Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Infrastrukturës, që gjatë këtij viti t’ia rikthejnë xhaminë Kalasë së Prizrenit. Ajo i përket asaj trashëgimie. Ashtu siq i janë rikthyer afërsisht pamjet e saj të dikurshme, duhet t’i rikthehet edhe xhamia. Kalaja pa xhami, është padrejtësi për vetë kalanë, mohim i realitetit, hapje plagësh (të shkaktuara nga pushtuesit) dhe nënçmim për të gjithë besimtarët musliman’’
‘’Xhamia mbi kalanë e Prizrenit ishte ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XV-të. Por në vitin 1689, pas depërtimit të ushtrisë austriake nën komandën e gjeneral Pikolominit në qytetin e Prizrenit, u rrënua xhamia në Kala. Ndërsa, Emin pashë Rrotlla, në vitin 1828 e ka rindërtuar përsëri xhaminë. Pas pushtimit të Prizrenit më 1912, ushtarët serb e rrënuan përsëri xhaminë e kalasë, në të cilën imam dhe hatib për ditën e xhuma ishte haxhi Rrustem efendiu’’, ka shkruar Imami Maliqi në Facebook.