Është një iluzion që tregon flamurin britanik në një kombinim të ngjyrave të verdhë-jeshile, me një pikë të zezë në qendër të figurës
Pika duhet të shikohet për 20 sekonda. Pas kësaj imazhi zhduket, ndërkohë shumicës së njerëzve u duket se si në prapavijën e bardhë është shfaqur flamuri britanik në ngjyrat e tij tradicionale – të kuqe, të kaltër dhe të bardhë.
Iluzioni optik shpjegohet nga një teori e thjeshtë e tre receptorëve. Sipas kësaj teorie, retina njerëzore përmban tre receptorë të ngjyrave të quajtura qeliza konike, të cilat absorbojë ngjyra të ndryshme nga spektri, transmeton Telegrafi.
Kur shikojnë ngjyrën jeshile një kohë më të gjatë, receptorët e ngjyrës së kaltër dhe të gjelbër lodhen dhe reagojnë më dobët se zakonisht ndaj ekranit të bardhë, ndërkaq receptorët për të kuqen, të cilët nuk kanë qenë në përdorim, reagojnë normalisht.
Për këtë shkak na duket që në prapavijën e bardhë pas 20 sekondave shohim kuq. Njëherësh, pjesa e verdhë e imazhit lodh receptorët për ngjyrën e kuqe dhe të gjelbër, andaj pas 20 sekondave na ngelet e kaltra.
Kur imazhi zhduket, përkatësisht mbetet prapavija e bardhë, vetëm receptorët për ngjyrën e kaltër punojnë normalisht, gjë që çon deri aty që ajo të jetë ngjyrë dominuese të cilën e vërejmë.
Ky iluzion tregon se si daltonistët, receptorët e të cilëve janë më pak të ndjeshëm ndaj njërës së këtyre tri ngjyrave, do të mund t’i shihnin, por është imponuar që nuk mundemi me siguri të dimë si ata vërtet i përjetojnë.
Iluzioni u botua në vitin 1985, ndërsa BBC e ka publikuar atë në mediat sociale për herë të parë.
Ever wondered what colour-blind people can actually see? #OnThisDay in 1985, Horizon had the answer via the London Underground map, while viewers stared at a dot to make the Union flag appear in red, white and blue on a blank screen. pic.twitter.com/b1cyJscgzT
— BBC Archive (@BBCArchive) January 7, 2021