Një ditë më parë në shtëpinë e “Big Brother VIP3” hyri një zarf i zi, në të cilin ishin shënuar emrat e Ilnisa Agollit dhe Meriton Mjekiqit.
Zarfi u lexua nga Ledion Liço gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, në të cilin shkruhej se dy banorët ishin skualifikuar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Por që të dy banorët patën edhe një mundësi të dytë, ashtu si Egla Ceno që u skualifikua nga reality shoë ditën e diel.
Ilnisa dhe Meritoni u lajmëruan se nëse duan të vazhdojnë garën, do duhen të presin te dhoma e bardhë e “Big Brother” dhe do të jetë publiku që do të marrë vendimin për ta nëse do kthehen apo jo në garë.
Teksa shkuan te dhoma e bardhë, ata janë takuar me Eglën, e cila po pret aty që prej 48 orësh (Pavarësisht se në rrjet qarkulloi një video ku aktorja shëtiste e lirë bashkë me regjisorin e shfaqjes).
Ky takim u duk se ishte shumë i papritur për Meritonin dhe Ilnisën, ku kjo e fundit ka qëndruar për një kohë të gjatë pa folur. Nga ana tjetër, Mjekiqi nisi të bisedonte me Cenon duke ngacmuar njëri-tjetrin.
Ndërkohë kujtojmë se publiku do të vendosë se kë dëshiron që të rikthejë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Vetëm dy prej tyre mund të hyjë sërish në “Big Brother VIP3”.
Por vëzhguesit e vëmendshëm kapën një detaj shumë të rëndësishëm: Kur Ilnisa mësoi se Egla nuk është larguar nga shtëpia e Big Brother Vip, hyri në dhomën e rrëfimit dhe dyshohet se ka kërkuar të largohet menjëherë, pasi kur doli nga dhoma i tha Meritonit: E mbylla unë, po largohem.
Mesa duket largimi i saj është shtyrë për të shtunën, se pa skenat e Eglës produksioni nuk bën dot, ndaj do sakrifikohet Ilnisa e cila nuk pëlqehet shumë nga publiku.