Ilnisa i ulët afër, Sara e ofendon: Nga vjen kjo erë e keqe, mbylleni


Ilnisa është një nga banoret më të përfolura në këtë Big Brother, ku shpesh herë përfshihet në debate të shumta me konkurrentët e tjerë.

Së fundmi ajo është dënuar nga Vëllai i Madh pasi i ka përsëritur disa herë fikjen e mikrofonit gjatë kohës kur ajo flet.

Përmes një zarfi të zi, asaj iu komunikua se do dënohet dhe se do jetë e “padukshme” nga banorët e tjerë deri në një njoftim tjetër nga produksioni.

Kaq ka mjaftuar për Sarën, ku me mundësinë e parë filloi ta ngacmonte.

Ilnisa iu ul pranë, ndërkohë që Sara hante, por në pamundësi për të folur, thjesht rinte dhe e dëgjonte. Sara po e nxiste të fliste dhe të thyente rregullin e Vëllait të Madh, por Ilnisa i rezistoi provokimeve të saj.

Sara: Nga kjo vjen kjo era? S’e marr vesh. E ndjen këtë erën e keqe? Si era çorape, si era këmbë. Ua sa erë e keqe.

Bardhi: Ju vjen njerëzve që hedhin gurin dhe fshehin dorën.

Sara: Mbylleni pak derën e banjos se vjen erë këtu.