Ilire Dauti kundër Taravarit: JO, faleminderit

JO, faleminderit!

Lirinë e vendimarrjes së anëtarësisë nuk e këmbejmë me asgjë, shkruan në Facebook, deputetja e ASH-së, Ilire Dauti, e cila siç duket, është në një linjë me Kryetarin e Kuvendit të ASH-së, Ziadin Selën.

“Propozimet jepen në Kryesi dhe aty merren vendimet, pastaj nëse kalojnë aty i përcillen Kuvendit Qendror. I vetmi propozim që ka kaluar në Kryesi të cilin edhe vetë e keni votu është: Aleanca për Shqiptarët te dalë e vetme në zgjedhje” – shkruan në Facebook, deputetja e ASH-së, Ilire Dauti.

“Aq shumë keni folur për demokraci dhe kundër diktaturës, sonte bëre të kundërtën. Ta ruajmë Aleancën për Shqiptarët dhe vlerat tona që i ndërtuam ndër vite” – bën thirrje Ilire Dauti.