Ilire Dauti: BDI-ja po tallet me fatin e qytetarëve pa shtetësi (Video)


Koordinatorja e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ilire Dauti, akuzon Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) se po keqpërdor problemin e qytetarëve pa shtetësi për 20 vite me radhë. Në një prononcim për gazetën LAJM, Dauti paralajmëroi të gjithë ata që zvarrisin zbatimin e Ligjit për Shtetësi se do të përballen me Ligjin.