Ilire Dauti: “Alternativa e ka humbur respektin tonë“

Në emisionin Rruga Drejt në Alsat-M sonte kanë qenë të ftuar Arbër Ademi nga radhët e BDI-së dhe Ilire Dauti nga ASH.

Dauti ka thënë se me ndarjen e rrugëve mes ASH dhe AAA tanimë ka humbur respekti për Alternativën nga ana e Aleancës.

“Ne ë kemi respektuar zotëriuan nga ana e Alternativës dhe atë ë bëmë koordinator të grupit parlamentar. Ata i ndanë rrugët me ne. Kjo i bie që ne jemi në rrugën ku kemi qenë edhe më herët ndërsa ata kaluan në anën tjetër. Alternativa u bë gjahu i partive në pushtet gjë që për ne është e pakuptueshme”, është shprehur Ilire Dauti.