Ilir Meta: “Mendimet dhe lutjet e mia janë për Tetovën”

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për zja*rrin e madh në Spitalin e Tetovës, ku raportohet se ka edhe dhjetëra vik*tima. Meta shprehet se tra*gjedia është e rëndë, duke shtuar se mendimet dhe lutjet e tij janë për Tetovën.

Postimi i presidentit Ilir Meta:
“Me shqetësim dhe trishtim të thellë po përcjell tra*gjedinë e ndodhur në spitalin e Tetovës.
Një ngjarje tepër e rëndë dhe tro*nditëse, veçanërisht për numrin e vik*timave të raportuara!
Shpreh ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura dhe ndaj dhe*mbjen e madhe me familjarët e tyre.
Ju uroj shërimin sa më parë të lën*duarve!

Shpreh solidaritetin e plotë me autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, që po bëjnë përpjekje maksimale për të shpëtuar sa më shumë jetë dhe vënë nën kontroll situatën.
Mendimet dhe lutjet e mia janë me Tetovën!” tha Meta.