Opinonisti Ilir Luma i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat-M përballë kreut të Lëvizjes Besa, Bilal Kasami, tha se Lëvizja Besa e theu “besën”, por edhe partitë e tjera shqiptare nuk bënë më pak, edhe ato e thyen besën për të mos arritur në një bashkim të forcave politike shqiptare nën një besë.
“Edhe Besa si Besë e theu besën, por edhe partitë e tjera që nuk e kishin këtë koncept nuk ishin konsekuente, pra mungonte konsekuenca për të vepruar në drejtim të bashkimit të forcave politike shqiptare që të krijojnë një fuqi”, tha opinonisti Ilir Luma.