Ilir Hasani: “Vazhdojmë me implementimin e metodave të reja në Klinikën e Traumatologjisë”

Zëvendësministri i Shëndetësisë Ilir Hasani, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se po vazhdojnë me implementimin e disa metodave të reja në Klinikën e Traumatologjisë. Njëra prej këtyre metodave është Anterior Lumbar Interbody Fusion. Metodë kjo e cila ka të bëjë me trajtimin anterior kirurgjikal të patologjive të kurrizit që për herë të parë realizohet në Maqedoni.
Postimi i plotë i Ilir Hasanit:

Vazhdojmë me implementimin e metodave të reja në Klinikën e Traumatologjisë. Anterior Lumbar Interbody Fusion, nje metode e re ne trajtimin anterior kirurgjikal të patologjive të kurrizit është bërë realitet në shtetin tonë. Të parët në regjion. Hapërojmë fuqishëm