Ilir Hasani takohet me Zemajn për heqje të testeve PCR mes Maqedonisë dhe Kosovës

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj pret sot në një takim zëvëndësminitrin e Shëndetësisë në Maqedoninë Veriore, Ilir Hasanin.
Temë e takimit do të jetë heqja e testeve PCR midis dy shteteve dhe rikthimi i lëvizjes së lirë ndërmjet dy shteteve fqinje.

Këtij vendimi i paraprinë dokumenti iniciues për protokoll të përbashkët për kufijtë, i përgatitur nga përfaqësues të shteteve të Ballkanit Perëndimor, Greqisë dhe Bullgarisë.
Vendimi po merret në mënyrë koordinuese jo vetëm midis Kosovës dhe Maq. Veriore, por edhe me shtetet e tjera të rajonit të Ballkanit, që këto ditë kufijtë të hapen dhe të lehtësohet kalimi i udhëtarëve pa teste PCR.