Ilir Hasani: Pregatitjet që i bëmë në periudhën kur isha zëvendësministër, sot u realizuan

“Kalliri i mirësisë” dje ka dhuruar një auto amulancë dhe disa paisje të tjera për Klinikën e Traumatologjisë dhe Ortopedisë të cilat do të jenë në shërbim të pacientëve, shkruan Pa Censurë.

Këtë veprim e përshëndeti edhe ish-zëvendësministri Ilir Hasani, i cili përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në Facebook theksoi se këto pregaditje u bënë gjatë periudhës kur ishte zëvendësministër.

“Përgatitjet që i bëmë në periudhën kur isha zëvendësministër, sot u finalizuan. “Kalliri i mirsësisë” sot dhuroi një autoambulancë dhe pajisje tjera për Klinikën e Traumatologjisë dhe Ortopedisë, e cila do të jet në shërbim të pacientëve.
Faleminderit për kultivimin e vlerave humane”, ka thënë Hasani.