Ilir Hasani: Postimi për të pirë kafe në Prishtinë flet shumë, ju tregoj argumentet që posedojë

Dr. Ilir Hasani, zëvendësministër në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, në emisionin “N’shipi te…” në News-Tv, ka treguar për postimin e tij për të pirë kafe shumë shpejtë në Prishtinë. Hasani ka thënë se atë e ka thënë në bazë të argumenteve mjekësore dhe politike që posedon.

“Realishtë ai postim flet shumë dhe për dëshirën time për të pirë një kafe sa më shpejtë dhe e kam thënë në bazë të argumenteve që posedoj, si argumente mjekësore dhe argumenete politike që i kam dhe posedojë dhe ate do bëhet shumë shpejtë. Është një gjë të cilën unë e dëshiroj, por edhe prej ditës së parë që jam emëruar zëvendësministër iu kam përkushtuar kësaj pune për shkak të disa faktorëve. Si mjek e mendoj dhe e them se për momentin dallimi mes Maqedodnisë dhe Kosovës në numra është shumë i vogël. Ndonjëherë ne jemi me keq, ndonjëherë është Kosova më keq, por këtu jemi njësoj. Dhe, ne nuk mund të themi se me hapjen e kufirit dhe komunikimin e lirë ne mund të zvogëlojmë numrin e të sëmurëve, por se mbyllja e kufirit ngeli në periudhën kur vërtet kishte nevojë të mbyllet. Çështja e dytë, është çështja që më së shumti neve na brengosë është se as s’mundemi të shkojmë te halla e tezja dhe as halla e tezja ka 7-8 muaj që s’mund të vijnë. Ajo për ata që janë në fotelje nuk është shumë moment i rëndësishëm, por për njerëzit e thjeshtë, për popullatën e thjeshtë është shumë i rëndësishëm, ku brengë e rëndë e shoqërisë sonë është se ne krejtë familjet i kemi të kryqëzuara me ata andej kufirit. Ky për ne është kufi shumë artificial, ekstrem artificial dhe pengon lëvizjen normale sikur që është artificial psh kufiri mes Llojanit dhe Miratocës. Ata janë dy katunde që janë të ngjitura njëri me tjetrin, ndërsa kanë kufi që duhet të bëjnë dy orë për të arritur nga një katund në tjetrin. Dhe, ai ka qenë motivi i tretë dhe një motiv tjetër që më ka prek është motivi ekonomik. Kisha një vizitë nga përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperendimore. Ka shumë kompani tonat që operojnë në Kosovë dhe është shqetësim serioz për humbjen e veprimtarisë së tyre në Kosovë. Është çështje e rëndë për kompanitë serioze”, deklaroi Ilir Hasani në emisionin “N’shpi te..” në News-TV.