Zëvendesministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani pas vizitës në Spitalin e Tetovës, ai vizitoi edhe “One Hospital” në Tetovë. Ai në përgjithësi foli për gjendjen aktuale me COVID-19 në vendin tonë. Hasani tregoi se në këtë spital nuk trajtohen pacientet pozitiv me COVID-19 por trajtohen pacientët e tjerë, të cilët ndihmohen dhe e lehtesojnë sistemin shëndetësorë, pasi që të gjitha sistemet shëndetësore kanë kapacitete të limituara, shkruan Pa Censurë.
Ai shtoi se pacientet te cilet janë në gjendje kronike, trajtohen në spitale shtetërore dhe mundohen që ti redukojnë, në mënyrë që tu lejnë rend pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor që janë të infektuar me COVID-19. Ai gjithashtu ju uroi sukses menaxhmentit të spitalit dhe i falenderoi ata për kontributin që japin për daljen nga kjo krizë pandemike që gjendet në gjithë botën.
Zëvendes ministri Hasani tregoi edhe për ndihmën që u jepet spitaleve, vecanërisht Spitalit të Tetovës dhe Spitalit të Gstivarit ku trajtohen pacientët me COVID-19, si staf mjekësor poashtu edhe mjete që duhen për të trajtuar pacientët. Ai tha se janë hapur 8 reparte dhe se ka ende kapacitet shëndetësorë në aspektin e resurseve njerëzore dhe kapacitet hapësinorë, duke i kyqyr këtu edhe të gjitha materialet që i posedojmë në Spitalin e Tetovës si oksigjen dhe medikamentet tjera që janë të domosdoshme për trajtimin e pacienteve me COVID-19. Të gjitha medikamentet që përdoren në Shkup, përdoren edhe në Spitalin e Tetovës, informon Pa Censurë.
Përveq këtyre, ai tha se kemi edhe vizita të rregullta të mjekeve nga Shkupi për pacientët të cilët kërkjonë ndihmë ose këshillë speciale, ka komunikim të rregullt për trajtimin e pacientëve të cilët kërkojnë trajtim më të vecantë dhe kemi estaboluar komunikimin me spitalet e Shkupit, në momentin që kemi nevojë të transferojmë pacientin aty, dhe në mënyrë individuale çdo pacient mundohemi ta trajtojmë me kushte standarde të cilet si në Tetovë si në Shkup do të ishin trajtuar njejtë. Nuk ka mediakmete që mungojnë në Sitalin Klinik të Tetovës dhe është fakt se Tetova dhe Gostivari janë më të ngarkuara, por se ka filluar që diteve të fundit të stabilizohet gjendja e pacientëve.
Spitali i Tetovës dhe Gostivarit e fitojnë ndihmën e duhur dhe të gjithë qytetarëve, të cilet mbulohen sepse duhet të jemi të vetëdijshëm që këto dy spitale mbulojnë një përqindje shumë të madhe të popullatës në Republikën e Maqedonisë. / PA CENSURË