Ilindeni, kreu shtetëror dhe liderët e partive me mesazhe uniteti

Në manifestimet e shumta në Ditën e Ilindenit, kreu shtetëror adresoi mesazhe uniteti dhe pajtimi. Presidenti Stevo Pendarovski bëri thirrje për kthimin e besimit të qytetarëve tek shteti.
Ta kthejmë besimin e qytetarëve tek shteti duke forcuar institucionet dhe duke mundësuar su*ndimin e ligjit me qëllim që të rinjtë këtu ta ndërtojnë botën e tyre edhe të respektohen dallimet, si bazë për shoqëri me qytetarë të barabartë”, tha Stevo Pendarovski.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në fjalimin e tij të mbajtur para Kuvendit theksoi se Ilindeni dhe KAÇKM-ja janë simbol i shtetit multikulturor.
Shteti ynë është bashkim i dallimeve, mozaik unik në të cilin secila pjesë unike është rritur dhe zhvilluar mbi rrënjët e veta që kanë qenë dhe janë konfirmim i jetëgjatësisë dhe qëndrueshmërisë së popujve që kanë jetuar dhe kanë qenë pjesë e këtij nën qielli”, pohoi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Kryeministri Zoran Zaev, nga Pelinca theksoi se fryma e Ilindenit kërkon unitet për çështjet me interes shtetëror. Lidhur me anëtarësimin në BE, Zaev kërkoi nga aktorët politik në vend të jenë të vendosur dhe të unifikuar, duke garantuar se në një të ardhme të afërt, Bullgaria nuk do të jetë pengesa e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim.

Po populli im. Ilindeni i tretë është vazhdimësia jonë në vërtetimin e vlerave mbi të cilat është ndërtuar shteti jonë, të cilat bota i njeh si specifikat tona dhe identitet sipas të cilit Maqedonia e Veriut sot është e njohur në botë. Ilindeni i tretë nuk din fund. Ai është përcaktimi jonë i pa luhatur për të ardhmen tonë. Për këtë arsye Ilindeni jonë akoma nuk ka përfunduar dhe nuk do të përfundon. Ne po e jetojmë Ilindein tonë”, theksoi Zoran Zaev, kryeministër.

Lideri i opozitës, Hristijan Mickoski uroi ditën e republikës me emrin e vjetër kushtetues. I pari i VMRO-DPMNE-së përmes rrjeteve sociale ka shkruar se Ilindeni është i shenjtë dhe se Maqedonia është më shumë se një vend.
Ilindeni për ne është i shenjtë. Maqedonia është më shumë se vend, është dashuria jonë, nënë jonë, familja jonë. Për të ia vlen gjithçka. Për të do të bëjmë gjithçka”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Maqedonia e Veriut këtë vit feston përvjetorin e tretë të Ilindenit me emrin e ri kushtetues.